Veliaj: I rikthejmë Tiranës lulëzimin që kishte në 11 vitet e drejtuara nga Rama

461
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot programin e tij për gjelbërimin e kryeqytetit. Gjatë një takimi të zhvilluar në kopshtin botanik, Veliaj tha se në një vit në vendin tonë, humbin jetën 500 persona nga sëmundjet e mushkërisë dhe kjo është e padrejtë. Sipas tij, shqiptarët dhe tiranasit kur të votojnë me 21 Qershor duhet të mendojnë për veten e tyre dhe komunitetin ku jetojnë dhe jo të kthehen pas.
“Është pamundur të mendosh që në një vend të civilizuar, i cili aspiron të hyjë në Bashkimin Europian të ketë kaq shumë humbje njerëzish në një vit për shkak të papastërtisë. Dhe kjo, vjen se Bashkia justifikohet që jemi të varfër. Unë mendoj se të jesh i varfër nuk do të thotë të jesh dhe pisanjos. Unë mendoj se edhe të varfërit punojnë dhe përpiqen të ruajnë higjenën e tyre, duke shfrytëzuar sa më mirë resurset e tyre. Kështu dhe ne, duke marrë edhe të mirat e një sistemi që nuk na ka pëlqyer mund të gjejmë zgjidhje për këtë problematik. Tirana lulëzoi gjatë 11 viteve të drejtuara nga Edi Rama, teksa në katër vitet e fundit Bashkia ka ecur vetëm pas. Edi Rama është Kryeministër sot dhe ajo punë që u la në mes padrejtësisht para dy viteve me Tiranën, po shtrihet në të gjitha qytetet, duke sjellë lulëzim dhe ne tani duhet përpiqemi të rikthejmë atë frymë në Tiranë. Rritëm pensionet. Më parë asnjë smund të merrte më shumë se 25 000 lekë të reja pension, sot pensioni merret në varësi të viteve dhe punës që ke bërë, duke i dhënë kështu meritën gjithsecilit, nënvizoi Veliaj, duke shtuar se PD ofendon inteligjencën e qytetarëve kur kërkon votën për të ecur pas”, u shpreh Veliaj.
Ish-Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në fjalën e tij u përqendrua dhe tek ndotja e ajrit dhe puna për ta pastruar atë. 
“Sot në Tiranë niveli i ndotjes së ajrit është 63.8 milogram, pra mikrobe për sasi ajëri, teksa në Europë niveli më alarmant i ndotjes konsiderohet 40 milogram, sipër këtij niveli qeveritë europiane japin alarmin dhe marrin masa. Teksa këta thonë jemi mirë, por fajin e ka qeveria. Pse Bashkia këto katër vite nuk u përpoq as minimalisht të ndryshonte fatin e ndotjes tek 21 dhejtori, një nga zonat më problematike të kryeqytetit sa i takon kësaj problematike”, tha Veliaj.
Sigal