Veliaj: Fjala grua është në çdo rresht të programit tonë

389
Kandidati i Shumicës për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka prezantuar programin për gratë dhe vajzat e kryeqytetit.
Nga salla e pallatit të Sportit Asllan Rusi, ku mbizotëronin femrat, Veliaj tha se fjala grua është në cdo gërmë e cdo rresht të programit të tij pasi ajo është në themel të familjes

Erion Veliaj: Fjala grua është në çdo rresht të programit tonë. Kur ne insistojmë që Tiranës i duhen 10 shkolla, 8 kopshte dhe 6 çerdhe, kemi parasysh nënat që çojnë fëmijët në këto kopshte, shkolla dhe çerdhe.
Votën e grave për erjon Veliajn e kërkuan edhe krerët e mazhorancës, Edi Rama e Ilir Meta, të cilët duke u rikujtuar se këshillat e ardhshëm bashkiake do të kenë barazi gjinore dhe premtuan më shumë mbështetje për femrat shqiptare.
Edi Rama: Për PS dhe LSI janë dy parti, por një forcë e vetme udhëheqëse e ASHE që po çon Shqipërinë në drejtimin e duhur.
Ilir Meta: Krenare që në ASHE kemi një numër mjaft të konsiderueshëm të grave që kandidojnë për kryetare të bashkive më të rëndësishme të vendit.
Edi Rama: Vetëm ne PS-LSI kem zgjedhur mes grave për 61 bashkitë e reja 16% të kandidatëve. 16 % të grave të ASHE që kam besim që do të jenë 16% fitues në zgjedhjet e 21 qershorit.
Por për kryeministrin Edi Rama gratë më 21 qershor kanë një përfitim të dyfishtë, pasi duke votuar Erjon Veliajn në kryebashkik fitojnë Halim Kosovën si gjinekolog
Edi Rama: Duke votuar për Erionin gratë do bëjnë një rrugë dhe dy punë, sepse do kemi një kryetar bashkie dhe nuk do humbasim një gjinekolog, dhe kështu edhe Erioni do bëjë punën që di të bëjë edhe doktor Halimi do bëjë punë që thonë se di të bëjë. Duke votuar të gjitha gratë socialiste dhe demokrate duhet ti gjejnë punës njeriun dhe njeriut punën dhe puna e kreut të bashkisë është puna që mund të bëjë vetëm Erioni. Ndërsa vendin që ka lënë bosh në maternitet mund ta zërë vetëm Halimi. Pra gratë dhe vajzat duke votuar Erionin mbështesin Halimin.
Sigal