Veliaj fiton në lagjen e Lulzim Bashës, merr 307 vota më shumë kundrejt Kosovës

444
Përfundon numërimi në njësinë nr 8 në Tirnë. Aty ku në në zgjedhjet vendore të 2011, Edi Rama humbi me 2300 vota, 4 vjet më pas fiton një kandidat i majtë. Erion Veliaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka arritur të fitojë me 307 vota diferencë kundrejt kandidatit të djathtë Halim Kosova.
Në orën 15: 30 ka përfunduar procesi i numërimit të 49 kutive të kësaj KZAZ-je dhe nga të dhënat që na solli direkt nga kjo qendër Klevis Saliaj, Erion Veliaj mori 7637 vota, kundrejt Halim Kosovës 7330 vota.
“Nga lagjja e Lulzim Bashës do të nisë Tirana në drejtorin e duhur” tha Dritan Ylli, përfaqësues I LSI-së dhe drejtor i Inspektoriatit të Punës
Ambasadori i SHBA-së Donald Lu por dhe vëzhgues të OSBE/ODIHR kanë vëzhguar procesin e numërimit. Ndërkohë është parë dhe kreu i grupit të PD-së Edi Paloka.
Rezultati pas numërimit të 42 kutive për
Gjergj Bojaxhi 849 vota
Sazan Guri 119
Dhimitër Myslia 28 vota
Arben Tafaj 348 vota
Nesër pritet të nisë numërimi i votave për këshilltarët bashkiakë.
Sigal