Veliaj drekë me një familje të ish-Frigoriferi: Program i detajuar për çdo lagje të Tiranës

495
Legalizimet, shkollat me dy turne, rrugën me gropa e pa ndriçim, si dhe mungesa e hapësirave të gjelbra, janë problemet e përditshme që familjet shqiptare diskutojnë sot në tavolinën e tyre të bukës. Këto ishin edhe shqetësimet e familjes së Mentor Koçit, nga zona e ish Frigoriferit në Tiranë, e cila priti sot në një drekë familjare kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Biseda në tavolinën e bukës ishin problemet që kjo familje, ashtu si shumë familje të tjeratë zonës, kanë me legalizimet dhe rrugën e pashtruar.“
“Një nga problemet më të mëdha që kemi janë shkollat me dy turne. Më thonë shpesh, ç’punë keqë merresh me shkollat me dy turne, por Kryetari i Bashkisë për këto është, për shkollat me dyturne. Lagja këtu ka 35 mijë banorë, është rritur trefish, ndërkohë nuk janë shtuar as kopshtet, as çerdhet dhe as shkollat”, tha Veliaj. Ai u shpreh se ka vizituar çdo cep të Tiranës për t’i parë vetë problemet, por edhe për të takuar njerëzit, si dhe ka kuptuar se në këto 4 vjet Bashkia e Tiranës nuk ka vënë asnjë dorë.“Absolutisht. Kjo lagje s’ka asnjë gjë fare. Infrastruktura është në gjendje shumë të rëndë”, u shpreh një familjar tjetër. Veliaj preku edhe shqetësimin e madh të banorëve të zonës, siç është çështja e legalizimit, duke premtuar se pas 21 qershorit procesi do të ecë shumë shpejt.“Unë jam me parimin se kur qeveria do, qeveria gjen gjithmonë hapësira. Ne kemi një program,ku prezantuam të gjitha problemet e Tiranës. Një grup me 80 arkitektë dhe urbanistë kanë krehur çdo rrugë, çdo rrugicë. Kemi gjetur dhe ku janë rrugët e shkatërruara, ku mungon ndriçimi, kus’ka trotuare dhe ku nuk mblidhen plehrat. Unë besoj se këto janë gjërat praktike që duannjerëzit, nuk duan filozofinë e madhe të partive. Kemi identifikuar 246 sheshe që janë sheshe ku,ose mund të bëhet një terren sportiv, ose një qendër kulturore a rinore, ose një bibliotekë lagjeje,ose një kopësht, shkollë apo çerdhe”, tha Veliaj.
Ai shtoi se kjo është çështje vullneti dhe në këto 4 vjet, Bashkia e Tiranës nuk ka pasur as vullnetas dëshirë. “Kur s’ke ndërmend të merresh me punë, merresh me parti. S’bën dot punë”, thaVeliaj. Sipas tij, këtë vit Bashkia ka pasur 16 milionë euro buxhet për shkollat e reja dhe kaharxhuar vetëm 1.6%. “Me 1.6% i bie që këtij i duhen 66 vjet vetëm për të bërë punën e një viti. Si fillim, ne do tëndërtojmë 10 shkolla të reja, 8 kopshte dhe 5 çerdhe. Më mirë të premtojmë gjëra konkrete, se satë flasim për tram dhe gjëra që s’kanë për të ndodhur ndonjëherë”, u shpreh Veliaj.
Sigal