Veliaj: Çdo shesh që lirohet, hapësirë për gjelbërim dhe argëtim

438
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj përmes rrjeteve sociale ka shkruar se cdo hapësirë publike që po clirohet është një mundësi për gjelbërim, argëtim dhe sport. Veliaj kërkon ndihmën e qytetarëve për realizimin e projekteve në këtë drejtim, ashtu sikundër ka kërkuar deri më tani ndihmën e tyre për pastrimin e qytetit apo për marrjen nën patronazh të ccerdheve dhe kopshteve, në mënyrë që ato të jenë në gadishmëri të plotë në javën e parë të shtatorit për të pritur fëmijet. “Çdo shesh që lirohet është 1 hapësirë e ardhshme për gjelbërim, argëtim e sport. Ndihmo Bashkia Tiranë – Bashkia jote. ‪#‎TiranaNePune‬”, shkruan Veliaj në Facebook.
Sigal