Veliaj: Blendit nuk i mungon guximi për reforma, Klosi: Prioriteti ynë, çdo familje në nevojë

447
Pas dorëheqjes së Erion Veliaj, i cili do të vazhdojë garën e tij për Bashkinë e Tiranës, vendin e tij në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë e ka zënë Blendi Klosi. Sot ai u prezantua zyrtarisht në këtë ministri, ku Veliaj në fajlën e tij e ka quajtur Klosin një njeri me guxim për reformat. Sipas tij, ministri i ri do të vijojë në rrugën e reformave. 
“Dosjet, transparencë për shoqëri më të mirë. Pensionet sot, më të larta. Klosi do vijojë në rrugën e reformave. Ministria është në shërbim të qytetarëve. Klosit nuk i mungon guximi për reformat. Shkollat profesionale tashmë janë një “trend”, Shqipëria, destinacion i turizmit religjioz”, ka deklaruar Veliaj. 
Nga ana e tij, Blendi Klosi dhe nën përkrahjen e ish-ministrit Veliaj u shpreh se do të vazhdojë rrugën e nisur nga ai. Klosi tha se kjo ministri ka në fokusin e saj njerëzit në nevojë dhe zhvillimin social të vendit.
“Falenderoj dhe vlerësoj punën e madhe që ka bërë Erioni në këto muaj, por puna e vërtetë do të shikohet tani. Shtresat në nevojë do të jenë në vëzhgimin tonë. Ne e dimë që kemi probleme dhe për këtë arsye duhet të punojmë së bashku për t’i dhënë fund halleve të që kjo ministri mund të mbulojë.” tha Klosi gjatë prezantimit të tij si ministër.
Sigal