Veliaj: Angazhimi im të hipotekojë 385 pallate dhe 20 mijë familje

460
Kandidati i PS për Tiranën, Erjon Veliaj ka zhvilluar sot dëgjesën e radhës me banorët e kryeqytetit. Në fjalën e tij, Veliaj ka kritikuar administratën aktuale të bashkisë, e cila sipas tij “do të kishte bërë diçka për qytetarët nëse nuk do ta kishte mendjen tek partia”.
“Angazhimi im është që brenda mandatit tonë të 385 pallatet dhe 20 mijë familjet të marrin hipotekën në dorë dhe koalidimin ta bëjë bashkia aty ku administratori dhe ndërtuesi është i papërgjegjshëm”, deklaroi Veliaj. Ai theksoi se administrata vendore ka mundësi për të bërë shumë në këtë proces, pasi ligji thotë se kur mungon dokumentacioni i mbikëqyrjes së punimeve, atëherë bashkia duhet të caktojë një grup ekspertësh konstruktorë për ndërtimin e raportit teknik për ndërtimin e objektit.
“Në të gjitha rastet kur subjektet ndërtuese, apo investitori, nuk e kanë emëruar kolauduesin, atëherë bashkia sipas ligjit ka të gjithë drejtën që kur administratori, ose investitori, ose ndërtuesi, nuk e kanë bërë këtë, atëherë bashkia merr përsipër koalidimin. Pra, bashkia përcakton një kolaudues dhe pastaj në bazë të këtij raporti jep procesin dhe dokumentacionin për hipotekën”, deklaroi Veliaj.
Sot u shpërndanë 240 hipotekat e para. Veliaj gjithashtu premtoi se do të bëhet liçencimi i administratorëve të pallateve. “Kush nuk e bën punën të shkojë tek SHQUP” tha Veliaj.
Sigal