Sigal

Një qytetar pardje vdiq nga të ftohtit në kryeqytet. Ishte 68 vjeç dhe ishte i pastrehë. Vdiq në derën e spitalit “Nënë Tereza”. Qeveria jonë vetëm emrin e i ka lënë spitalit më të madh dhe universitar të Shqipërisë, ndërkohë, që nuk tregon asnjë interesim social dhe ekonomik, jo vetëm për shtresat në nevojë, për familjet e varfra, por nuk tregon asnjë përkujdesje as për njerëzit e moshuar, që janë të vetëm e që janë pa strehë. Vdekja e 68-vjeçarit, në derën e QSUT-së nga të ftohtit shkaktoi edhe reagimin e qytetarëve.

Në një sondazh të bërë në rrjetet sociale, 88 % e qytetarëve votuan që ministrja e Përkrahjes Sociale, Manastirliu jo vetëm duhet të japë dorëheqjen, por edhe duhet të shkojë në burg, sepse qytetarët e bëjnë ministren Manastirliu përgjegjëse për braktisjen që u ka bërë njerëzve të moshuar, të pastrehë dhe vdekjen e tyre nga të ftohtit.