Vaut të Dejës, rrëzohet emri i Ramës për kryetar të PS

471
Sigal

Në Bashkinë Vaut Dejës kandidatura e vetme Sokol Shkreli ka humbur garën me veteveten pasi ka marrë vetëm 27 vota pro nga anëtarët e asamblesë socialiste të bashkisë Vau Dejës dhe ka marrë 30 vota kundër dhe 1 abstenim. Në bashkinë e Malësisë së Madhe me rreth 99. 7%, 103 anëtarët kanë zgjedhur me 101 vota pro Lulzim Zarën në krye të PS- së. Rezultatet e zgjedhjeve të krerëve të PS- së , kanë rikthyer në kujtesë zgjedhjet gjatë diktaturës komuniste, ku shqiptarët votonin vetëm për 1 kandidaturë dhe rezultati ishte gjithmonë mbi 90%.