Vau i Dejës/ Konstituohet këshilli bashkiak, kryebashkiaku Hila: Premtimet realitet

439
Pas anulimit të pak ditëve më parë që ju bë mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak të Vaut të Dejës duket se edhe kjo bashki tashmë ka marr udhë duke i hapur rruge veprimtarisë së saj.
Në prezencë të prefektiti të qarkut Shkodër, i cili merr pjese në këto mbledhje si përfaqësues i qeverisë, vendimmarrësit e kësaj bashkie u betuan duke votuar më pas dhe për kreun e këshillit, i cili me shumicë votash u zgjodh Martin Marku nga Partia Demokratike.
Pas betimit kryebashkiaku Zef Hila garantoj banoret e zonës së të gjitha premtimet e fushatës elektorale do te ishin realitet për gjatë katër viteve të ardhshme. Zef Hila deri tani kryetar i komunës së Bushatiti tashmë do të administroj një territor dhe popullsi disa herë më të madhe në bashkinë e madhe të Vaut të Dejes.
Sigal