Vasilika Hysi/Amnistia është një akt human, por jo i mjaftueshëm!

499
Sigal

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi projektligjin “Për Dhënie Amnistie”. Amnistia është akt i jashtëzakonshëm dhe shprehje e humanizmit të shoqërisë në këtë 100 -vjetor të Pavarësisë. Shumë persona të dënuar lirohen nga burgjet ose nga shërbimi i provës, të tjerëve u ulet një pjesë e dënimit me burgim ose u falet gjoba, të tjerëve u ulet një pjesë e dënimit. Nga amnistia përfitojnë personat që paraqesin rrezikshmëri të ulët në shoqëri. Burgu është një “universitet i krimit”. Amnistia nuk mjafton! Shteti dhe shoqëria shqiptare duhet të parandalojnë dhe të zbusin ndikimin e faktorëve që shtyjnë njerëzit në rrugën e krimit. Edhe kur ndodh një krim, normalizimi i marrëdhënie autorë-viktimë- komunitet duhet të mundësohet, për aq sa është e mundur. A është menduar sesi do të mbështeten personat e liruar nga kjo amnisti, që të mos përfshihen përsëri në rrugën e krimit? A do të mbështeten njerëzit në nevojë dhe që për shkak të neglizhencës dhe mungesës së kujdesit edhe mund të gabojnë në jetë? A do të arrijmë të parandalojmë konfliktet në familje, të pronësisë, situatat që degjenerojmë në rrahje, plagosje vrasje? A do të kemi një shoqëri ku secili prej nesh të ndihmojë dhe të mbështesë dhe të mos përjashtojnë edhe ata që mund të gabojnë në jetë?  A do të ketë një shpërndarje më të drejtë të të mirave publike? A do të ketë një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve të vet? A do të ketë një qeverisje që është në shërbim të qytetarit? A do të ndërtojmë një shtet social dhe human? Unë kam një përgjigje: PO!”, thotë deputetja Hysi.