Vasili: Zhiva e Eurobarometrit duhet të jetë e përzier me kanabis

502
Pas publikimit të raportit të Eurobarometrit për gjendjen e shqiptarëve, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Petrit Vasilit. Ky i fundit ka ironizuar statistikat, duke hedhur dyshime të forta për manipulime. Vasili në komentin e tij në rrejtin social Facebook, hedh dyshime të forta mbi faktet e një sondazhi europian sipas të cilit 55% e shqiptarëve mendokan se situata ekonomike e vendit është pozitive. Vasili shkruan se dikush ose diçka me siguri ka ndikuar në daljen e një përfundimi të tillë, duke parë varfërinë në vend. “Kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis,- thumbon Vasili, – nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave….” duke i vendosur përballë këtij sondazhi, një tjetër raport të një kompanie me reputacion si Gallup. Eurobarometri na tregon se shqiptaret na qenkan shumë të lumtur, sepse janë shumë të varfër.
Eurobarometri na thotë edhe që megjithëse janë tre herë e kusur më të varfër se europianet, prapë së prapë shqiptarët qenkan shumë të gëzuar që janë kaq të varfër.
Barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave….
Gallupi na thotë qartë, që shqiptaret duan të ikin në masë nga Shqipëria, por Gallupi përdor zhivë të pastër me sa duket”, shprehet Petrit Vasili.
Sigal