Vasili: Zgjatja e krizës në interes të ‘Rilindjes’, 13 tetori detyrim për të gjithë

470
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur se zhvillimi i zgjedhjeve në 13 tetor dhe pjesëmarrja është një detyrim për mazhorancën dhe për opozitën.

Vasili u shpreh se mirëpret negociimin e krizës nga OSBE dhe theksoi se zgjatja e saj thellon kapjen e shtetit nga Rilindja.

‘Zgjedhjet në 13 tetor, pjesmarrja detyrim për opozitën dhe maxhorancën.

Kriza duhet të zgjidhet sa më parë. Ftesa e presidentit për OSBE për negocimin e krizës e mirëpritur. Rivendosja e shtetit ligjor shpëtimi i vetëm për vendin. Zgjatja e krizës në interes vetëm të rilindjes, që të vjedhë e pandëshkuar dhe është thellim i kapjes së shtetit nga rilindja.

KQZ të hapë procedurat për 13 tetorin, bllokimi i 13 tetorit nga KQZ përgjegjësi penale shumë e rëndë. 30 qershori votime moniste që i beson vetëm Edi Rama. 30 qershori faqja më zezë e pluralizmit.’