Vasili: Washington Post risjell sot sharjet e ulta të Edi Rames kundër Presidentit Trump(Video)

559
Sigal

Gazeta e njohur amerikane, Washington Post, ka risjellë në kujtesën e amerikanëve gjërat negative që janë thënë për presidentin e SHBA, Donald Trump, nga zyrtarët e vendeve të huaja.

Në renditjen e bërë nga gazeta, bie në sy edhe qëndrimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Donald Trump dhe të tjerët në Europë janë me të vërtetë turpi i civilizimit tonë”. Ky është citimi i kryeministrit shqiptar në vitin 2016, që e risjell gazeta e njohur amerikane.

 

 

Lidhur me këtë artikull ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Sipas tij, këto janë sharjet e një njeriu të kapur, të ç’ekulibruar mendërisht dhe me karakter të dobët.

Postimi i plotë:

Washington Post risjell sot sharjet e ulta te Edi Rames kunder Presidentit Trump!!(VIDEO).

Me poshte keni artikullin e sotem te Gazetes se mirenjohur Amerikane Washington Post, qe rikujton sharjet dhe ofendimet e ulta te Edi Rames kunder Presidentit Trump.

Keto sharje te Edi Rames jane sharjet e nje njeriu te kapur, te ç’ekulibruar menderisht dhe me karakter te dobet.

Sot per shkak te karakterit te dobet Edi Rama ben sikur ka harruar,sikur s’ka ndodhur asgje dhe ben gjithshka per te dale qofte edhe nje sekonde nje foto me Presidentin Trump.

Cfare njeri i dobet!

Megjithate per ta pasur ju te nderuar miq memorjen e fresket ndiqni edhe VIDEON se si shante Edi Rama Presidentin Trump ne Televizionin Amerikan CNN