Vasili: Vota për numrin 47 të LSI-së, transformim dhe zhvillim për të gjithë zonën

492
Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Fierit, z. Petrit Vasili dhe z. Robert Bitri kanë prezantuar kandidatët e LSI-së për anëtar në këshillin bashkiak të Divjakës. Në fjalën e tij kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, deputeti i Qarkut Fier, Petrit Vasili theksoi se vota në 21 qershor shkon përtej kësaj date. “Ne nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin, pa asnjërin nga ju. Secili nga ju në mënyrë të padiskutueshme është vlerë që nuk zëvendësohet. Falë kësaj vlere, falë këtij besimi, falë kësaj dashurie dhe mbështetje që kemi për njëri-tjetrin jemi këtu ku jemi sot, duke qenë më të fuqishëm se më parë dhe duke qenë së bashku një aleancë e pathyeshme, e cila nuk mendon për 21 qershorin por mendon për shumë e shumë 21 qershor që do të vijnë më tutje për fitore të jashtëzakonshme në këto zgjedhje por edhe në ato që do të vijnë më pas. 
Ne sot jemi këtu për të ndarë dy objektiva madhorë, një nga objektivat madhore është si ta drejtojmë bashkinë e re, është bashki më e madhe, me ambicie shumë më të mëdha, është një bashki e cila synon të jetë një nga bashkitë lider të Shqipërisë dhe për këtë të gjithë ne kemi vënë edhe votën tonë, edhe mbështetjen tonë, edhe zemrën tonë për Fredi Kokoneshin, i cili është një garanci më shumë sepse e njeh pushtetin vendor ka dhënë për pushtetin, ka kontributin e tij për pushtetin vendor, ne thjesht do ta konfirmojmë po në atë detyrë në të cilën ai është dhe do ta vazhdojë po në një dimension më të ri siç është bashkia e re”, – theksoi ai.
Ndërkaq Vasili saktësoi se numri 47 i LSI-së është rruga e duhur për të vijuar reformat ndryshe nga kampi tjetër politik që e ka shndërruar gjithçka në një luftë politike. “Ne njëkohësisht sot, jemi këtu për të mbështetur numrin e bekuar 47, siç e quajti edhe z. Robert Bitri. Ta mbështesim të gjithë numrin 47. Ne e ndajmë këtë sfidë me të gjithë miqtë tanë, të cilët e ndajnë me të gjithë shokët, anëtarët, simpatizantët e Gradishtës, të Rremanit, të Grabianit dhe të Divjakës. Secili nga ne jep kontributin e madh për një fitore të madhe. Divjaka i ka të gjitha, por ajo kërkon votën tonë dhe kjo votë e jona nuk do të hezitojë të jepet, duke shpjeguar se në 21 qershor ne votojmë për shtëpinë tonë, për familjet tona, votojmë për një Divjakë krejt ndryshe nga ajo që ka qenë, votojmë për një Divjakë e cila i ngjan në shumë gjëra Tërbufitqë transformoi Astrit Dervishi. 
Sot më shumë se kurrë më parë, një mazhorancë që mbështetet nga një masë e madhe njerëzish e ka të qartë se çfarë do të bëjë në 22 qershor. E di shumë mirë çfarë i pret në 22 qershor, e di ndryshimin që vjen më 22 qershor. Por, këtë ndryshim ne do ta përgatisim me votën tonë të 21 qershorit dhe të gjithë së bashku do të bëjmë të gjithë një njësi ekonomike që do të jeni të bindur të gjithë që në fund të katër viteve do ta kenë zili shumë bashki të Shqipërisë, qoftë për begatinë, qoftë për lulëzimin. Të gjithë t’ua themi hapur se nuk votojmë thjesht për një aleancë fituese por po votojmë për të ardhmen e Gradishtës, Tërbufit, Rremanit dhe Gabrianit. Ndaj bëmë këtë reformë duke i dhënë jetë një ndryshimi, që do të bëhet edhe më historik në 21 qershor me votën tuaj”, përfundoi Vasili.
Sigal