Vasili: Thelbi kryesor i Konventës, një politikë që shikon përtej interesit të ditës

446
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se procesi i votimit në Konventën Kombëtar të partisë ka vijuar përgjatë gjithë natës, duke theksuar se ka qenë një proces i veçantë.

Ai deklaroi se mbështetësit janë të motivuar, ndërsa nënvizoi se thelbi politik i Konventës ishte ajo që prezantoi kreu i Partisë, zt. Meta që ka të bëjë me një politikë që shikon përtej interesit të ditës.

VasiliBesoj ka qenë një proces i veçantë pasi ka vazhduar non stop. Unë kam votuar rreth 01 të mëngjesit, po kështu edhe kreu i LSI-së, zt.Meta, etj. Ka qenë një proces që ka vazhduar edhe gjatë natës, duke lënë të kuptojë se intensiteti i punës këtu është shumë i lartë.

Njerëzit janë shumë të motivuar dhe besoj Konventa ishte një shembull se si motivimi politik dhe i ideve mund të mbajë ritme të larta përfshirë këtu edhe procesin delikat të votimit. Besoj që thelbi politik i Konventës qëndron në atë që dje ishte në sintezën që zt.Meta bëri për një vizion dhe një politikë me qasje mendjehapur, një politikë që shikon përtej interesit të ditës, një politikë që vë interesin e qytetarit të parin.

 

Z.
Vasili, si po procedon procesi i votimit?

 

Procesi i votimit po procedon
me ritëm shumë të lartë, edhe ju keni kamerat tuaja, dhe shikoni që ky proces
vazhdon me intensitet. Është një proces risi në mënyrën se si po zhvillohet,
një proces tërësisht elektronik i cili mundëson edhe një votim shumë të lehtë,
por edhe një nxjerrje tepër të lehtë të rezultatit. Besoj që në këtë drejtim
japim një shembull pozitiv edhe novator se si mundet që edhe teknologjia të
vihet në shërbim edhe të lehtësisë së votimit, por edhe të qenësisë së kujtdo
që ushtron votën e tij, në këtë rast, brenda strukturave të LSI-së, por pse jo
edhe më gjerë, për sa i takon procesit të votimit në Shqipëri, proces shumë i diskutuar.

Besoj ka qenë një proces i
veçantë pasi ai ka vazhduar “non-sotp”. Unë personalisht kam votuar rreth orës
01:30 të mëngjesit, po kështu edhe kryetari i LSI, z. Meta e të tjerë. Pra, ka
qenë një proces që ka vazhduar edhe gjatë natës, duke lënë të kuptohet që
intensiteti i punës këtu në këto ambiente është shumë i lartë. Pra, njerëzit
janë shumë të motivuar dhe besoj se në këtë drejtim konventa ishte një shembull
se si motivimi politik dhe i ideve mund të japi dhe të mbajë ritme të larta në
të gjitha gjërat, përfshirë këtu edhe procesin delikat që është edhe procesi i
votimit.

Megjithëse për mua, besoj se i
gjithë thelbi , veçanërisht politik i konventës, qëndron në atë që dje ishte në
sintezën që z. Meta bëri për një vizion dhe një politikë krejtësisht me një
qasje mendje hapur. Një politikë e cila shikon përtej interesit të ditës. Një
politikë që e vë interesin e qytetarëve të parin dhe çdo tjetër del në plan të
dytë dhe një politike e cila në themelin e saj ka konstruktivitetin dhe
pozitivitetin në të cilin ndërton ura bashkëpunimi dhe jep zgjidhe, përkundrejt
një konfliktualiteti malinj, sistematik të kultivuar e stërkultivuar, i cili
përveç se regresit dhe pesimizmit nuk ka prodhuar asgjë tjetër.

Mendoj që linja udhëheqëse e
tërë fjalës së djeshme e përshkruar nga optimizmi dhe realizmi, dhe nga mendje
hapja dhe parja e të gjithë shqiptarëve si njerëz me oportunitete dhe shanse të
barabarta dhe askush i përjashtuar, besoj se janë udhët e reja, shtigjet e
reja, hullitë e reja ku politika shqiptare do të duhet të projektohet në vitet
që vijnë.

 

Z.
Vasili, si anëtar i Komisionit të Reformës zgjedhore, përse nuk e propozoni në
variant të tillë të votimit në të gjithë vendin?

 

LSI-ja për të qenë objektiv ka
aplikuar votimin elektronik, numërimin elektronik edhe në konventën e
mëparshme. Këtu kemi të bëjmë me një përmirësim akoma më të mëtejshme. Politika
në këtë çështja ka dhënë një mirëkuptim, pasi ‘Po’ votimit elektronik i është
thënë që në vitin 2012 në reformën zgjedhore të asaj kohe. Dhe është thënë dhe
është ri-thënë që janë problemet teknike që e pengojnë. Kështu që dakordësia
jonë si LSI ka qenë dhe është e plotë për një votim të tillë. Elementet dhe
problematikat teknologjike nuk më takon mua që t’i vlerësoj.