Vasili: Tetari Kombëtar vend i fjalës së lirë, i rrëzon diktatorët

206
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Bundestagut gjerman Thorsten Frei, njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për çështjet e jashtme në Parlamentin gjerman. Ky i fundit, tha se duhet t’i hiqej mandati ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në reagim ndaj kësaj deklarate, deputeti i LSI, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se “Kryeministri Rama mbrojti Tahirin dhe la Shqipërinë jashtë Europës”.
POSTIMI I PLOTE
Kryeministri mbrojti Tahirin dhe la Shqipërinë jashtë Europës.
Deputeti gjerman Thorsten Frei e tha shumë shumë qartë “duhej hequr pa diskutime imuniteti i Tahirit”.
Kryeministri u bë bllok dhe e mbrojti bashkë me të tijtë Tahirin, duke u vendosur kundër Europës, Gjermanisë dhe shqiptarëve.
Ky kryeministër e mbron me çdo mjet krimin dhe drogën, tani pas fjalëve të Frei këtë e ka të qartë edhe shqiptari më i fundit.
Kryeministri e la Shqipërinë jashtë Europës sepse Tahiri dhe droga janë kryesore kurse Shqipëria është përtej fundit për të.
Kjo ka vetëm një emër tradhti e lartë ndaj interesave strategjike të vendit.