Vasili: Të gjithë bashkë në 27 janar kundër derrave të kënaqur të qeverisë

472
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka drejtuar një tjetër thirrje qytetarëve për të mbështetur protestën e nesërme të thirrur nga opozita.
Përmes një komenti në rrjetet sociale Vasili shkruan se nesër protestohet kundër varfërisë, kundër atyre që u bëjnë presion të varfërve me bukën e gojës, kundër atyre që grabisin paratë e shqiptarëve me tendera dhe koncensione.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit
Të gjithë bashkë në 27 janar kundër derrave të kënaqur të qeverisë.
Në 27 janar protestojmë kundër varfërisë.
Kundër atyre, që u bëjnë presion të varfërve me bukën e gojës.
Kundër atyre, që kanë zaptuar qeverinë e nuk bëjnë asgjë, por grabisin paratë e shqiptarëve me koncesione e tendera.
Ata, që lenë naftëtarët pa bukë dhe tallen me hallin e tyre, që lenë mijëra të rinj rrugëve pa punë e pa shpresë, që i detyrojnë mijëra gra e burra të Shqipërisë të braktisin këtë vend të bekuar dhe të enden në mëshirë të fatit në dhe’ të huaj.
Ata, që me arrogancën e derrave të kënaqur e të panginjur e shkretuan këtë vend dhe ua bënë dhuratë një dore oligarkësh.
Protestojmë, që ilaçet dhe jeta që janë e drejtë e çdo qytetari të mos shndërrohen në sevap të një kryeministri mizor e të pashpirt.
Protestojmë, që arsimi publik të mos jetë shfrytëzuesi pa mëshirë i studentëve dhe familjve të varfra, duke u rrëmbyer edhe lekun e fundit për t’ia dhuruar privatëve.
Protestojmë, që drejtësia të jetë njëlloj për të gjithë dhe jo një drejtësi që fal kryeministrin dhe burgos të varfrit derisa lenë dhe jetën burgjeve.
Protestojmë që policia të luftojë kriminelët e trafikantet dhe jo protestuesit e thjeshtë.
Protestojmë kundër atyre që mbushen shkollat e fëmijëve me drogë.
Protestojmë kundër kryeministrit, që mbush me plehra Shqipërinë.
Sigal