Vasili: Të ecim më shpejt për të krijuar një shans për të gjithë

576
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së në Bashkinë e Vorës. Meta: Mbështetje për kandidatët e rinj për deputet 
Ndalesa e radhës për lëvizjen Socialiste për Integrim gjatë ditës së djeshme ka qenë Vora. Drejtues të kësaj partie organizuan një takim me të rinjtë e këtij e LRI në Bashkinë e Vorës. Në fjalën e mbajtur në këtë takim kryetari i LSI-së, Petri Vasili, tha se LSI ka qenë parti e aksionit me idenë e vetme për të krijuar një shans për të gjithë. Ai shtoi se nuk mund të ketë një Shqipëri që ecën përpara pa të rinjtë. “LSI nuk ka qenë parti e fjalëve, ka qenë parti e veprimit, e aksionit, e idesë së vetme që të ecim më shpejt për të krijuar një shans për të gjithë. Nuk mund të ketë një Shqipëri që ndryshon, që ecën përpara që transformohet pa të rinjtë. Vetëm ata mund ta bëjnë këtë gjë. Të rinjtë janë ata që thonë fjalën e tyre. Nuk mund të ketë një Shqipëri që ndryshon, që ecën përpara që transformohet pa të rinjtë. Vetëm ata mund ta bëjnë këtë gjë”, – tha kryetari i LSI-së, duke shtuar se duhet që të rinjtë të arsimohen sa më mirë dhe të kenë një perspektivë në tregun e punës. “Programi ynë për rininë është pararojë e programit tonë. Shqipëria është e re, dhe Shqipëria kërkon zgjidhje të reja. Kërkon të rinjtë që të kenë një perspektivë të re, kërkon që të rinjtë të arsimohen ndryshe, kërkon që të rinjtë të punësohen sa më shpejt”, – u shpreh ndër të tjera Vasili. Në fjalën e mbajtur para të rinjve dhe të reja të Vorës, kandidatja për deputet e LSI-së, Eriona Bixha, shprehu bindjen se LSI do të dalë forcë parë sepse ajo mbështet njerëzit e thjeshtë dhe sepse ka një program të qartë për ne të rinjtë. “LSI do të dalë forcë parë sepse ajo mbështet njerëzit dhe familjet e thjeshta. LSI do të dalë forcë e parë sepse ajo nxit bashkëpunimin, solidaritetin dhe ofron shanse. LSI do të dalë forcë e parë sepse ajo ka një program të qartë për ne të rinjtë duke filluar që nga arsimi profesional”, u shpreh kandidatja për deputete Eriona Bixha. Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të turit të tij falënderues me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së. Meta shprehu mbështetjen e tij për të rinjtë dhe të rejat që bëjnë pjesë në listat e kandidatëve për deputetë të LSI.
Sigal