Vasili: Situata në Shkodër është emergjente, Rama nuk thotë asnjë fjalë

618
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pë situatën e krijuar në Shkodër. Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se gjendja paraqitet alarmante, por pavarësisht kësaj, kryeministri Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për Shkodrën.
Deputeti i LSI u shpreh se është i papranushëm fakti që nuk është shpallur emergjenca, ndonëse banesat e shumë familjeve janë në ujë.
“Situata në Shkodër paraqitet shumë e vështirë si pasojë e përmbytjeve. Gjendja po rëndohet nga momenti në moment. Mbi 5 mijë hektarë ndodhen nën ujë. Në Njësinë Administrative Bërdicë, Dajc, ndodhet nën ujë sipërfaqe të mëdha. Gjendja paraqitet alarmante. Qeveria, me paratë e pista që ka, po përpiqet të mbajë informacionin e mbyllur. Mijëra qytetarë në Shkdoër kanë pësuar dëme të mëdha nga përmbytjet. Për shumicën e tyre, alternativa e vetme fatkeqësisht do të ishte të iknin jashtë vendit, pasi kjo qeverisje i shtyu ata në mjerim të vërtetë. Është skandaloze, e papranueshme, penalisht rëndë e dënueshme mosshpallja e gjendjes së emergjencës civile. Kjo bëhet vetëm e vetëm me një qëllim që qeveria të mos marrë përsipër detyrimet mbi këtë përmbytje, e cila lidhet edhe me shkarkimet që KESh-i ka bërë. dhe është po e njëjta qeveri që kur ishte në pozitë, dhe Rama vetë, buçiste që përmbytjet dhe shkarkimet nga KESh-i të trajtoheshin si një e terë. Dhe sot, jo vetëm që nuk e trajtojnë si një e tërë, jo vetëm që nuk e shpallin emergjencën, jo vetëm nuk janë vetë të pranishëm, por përpiqen me çdo kusht që pasojat të bien mbi kurrizin e shqiptarëve dhe vetë të mos marrin asnjë përgjegjësi”, u shpreh Vasili.
Sigal