Vasili: Sipas Lleshajt banda u shpartallua, po 10 milion eurot ku janë?

423
Sigal

Nga Petrit Vasili, ish – Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së

Sipas Lleshaj banda u shpartallua.
Po 10 milion eurot,ku jane, kush i ka ???

Qe kjo qeveri vetem genjen ky nuk eshte lajm.

Por qe genjejne me kamera me gojen plot ky po eshte lajm.

Ky ministri Lleshaj nga qe ka qendruar afer kryeustait te genjeshtrave kryeministrit,genjen pa kursim se e kane si tregues keta, qe levdohet ai qe genjen me shume.
Ja cthote Lleshaj:

“Falë reagimit të policisë, besohet që banda që edhe më parë ka kryer vepra të tilla, pas humbjes së një prej anëtarëve ka marrë një goditje shkatërruese”.

Mire banda mori goditje shkaterruese, dhe shume shpejt bile, sic thote ky Lleshaj,po te gjithe shqiptaret pyesin:

Mire ky shkaterrimi,Po 10 milion eurot ku jane,kush i ka ????

Shkaterrimi i bandave te grabitsve eshte i tmerrshem gjithone sipas ketyre, por pyetjes :

Po eurot ku jane,kush i ka ???

Keta nuk i kthejne kurre pergjigje kesaj pyetje.

Ose gajasin dynjane si atehere kur medemek gjeten ca lekurina ne nje kusi me presion.

Se keta genjejne vertet me pasion, por po me aq pasion tregojne se sa te trashe jane.

Na rrofte shkaterrimi imagjinar i bandave,na rrofshin edhe raportimet e sukseseve imagjinare te ketyre,ne shqip e anglisht me ekrane gjigande me 3D e me 4K,me te gjitha ngjyrat e ylberit,na rrofshin edhe pergezimet e ca te huajve per keto suksese imagjinare.

Pyetja:

Ku jane 10 milion eurot dhe kush i ka ??

Mbetet pa pergjigje,si gjithmone…..?!