Vasili: Shqipërisë nuk i duhet një kompromis që zhbën Kushtetutën

525
Kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm. Vasili shprehet se Shqipërisë nuk i duhet një kompromis politik që zhbën Kushtetutën dhe Ligjin. “Kompromisi politik, që zhbën Kushtetutën dhe ligjin, s’mund te jete pazari i radhës, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht”, shkruan Vasili. “Reforma ne drejtësi ecën përpara vetëm duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin tashme te reformuar. Kjo na duhet! Kompromisi politik, që zhbën Kushtetutën dhe ligjin, s’mund te jete pazari i radhës, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht. Ky nuk na duhet!”, shkruan Vasili.
Sigal