Vasili: Shortin e hodhi kryeministri, refuzoi ONM

554
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas miratimit të listës së anëtarëve për KLP dhe KLGJ që do të shkojë për votim në Kuvend. Vasili u shpreh se “ONM nuk është më jo integriteti, por as kozmetika e reformës në drejtësi, pasi mazhoranca përzgjodhi për të çuar në votim në Kuvend, kandidatët e skualifikuar nga ONM”. “Kryeministri me të tijtë hodhën shortin për KLP dhe KLGJ dhe asgjësuan ONM. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të reformës në drejtësi i përbërë nga SHBA dhe BE dhe i vendosur në kushtetutë ishte garancia e integritetit të procesit të reformës në drejtësi. Kandidatët e skualifikuar nga ONM si kandidatë pa integritet dhe jashtë kritereve do të shkojnë në Kuvend për votim. Integriteti i reformës në drejtësi ra për tokë”, u shpreh Vasili. Sipas tij, SHBA dhe BE janë përfundimisht jo integriteti, por as edhe kozmetika e procesit të reformës në drejtësi. “Drejtësia që po krijohet është e kapur totalisht nga kryeministri dhe po realizohet në drejtësi antireforma me e rrezikshme e pluralizmit”, tha Vasili.
Sigal