Vasili: Shëndetesia falas, mashtrimi kriminal i kryeministrit mashtrues

498
Kreu i Grupit Parlametar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar Ramën për çështjen e shëndetësisë falsas. “Shëndetesia falas, mashtrimi kriminal i kryeministrit mashtrues”, është shprehur ai. 
Statusi i plotë i Petrit Vasilit:
Shendetesia falas, mashtrimi kriminal i kryeministrit mashtrues. Mashtrimi me i pacipe qe shqiptareve ju eshte bere ndonjehere eshte shendetesia falas, qe premtoi me zhurme te madhe ky kryeminister.
Me padijen e tmerrshme, tashme te njohur te tij,kryeministri nuk la budallallek pa thene per shendetesine,pasi dihet qe kupton “shume” nga mjeksia. Buxheti per 2018 kaloi dhe shendetesia dhe nuk eshte jo falas por eshte ne ditet e saj me te keqia.
Kryeministri genjeu rende qindra mijra shqiptare. Duhet te iki ai sa me pare. Shendeti i njerezve nuk kurohet me mashtrime, por me modesti dhe kokeulje dhe kur nuk kurohet shendeti ky eshte KRIM.
Në premtimin e PS-së që u fiksua edhe në programin e qeverisë 2013-2017 deklarohet reformë radikale. “Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor, sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm”, shkruhet në këtë program.
Sigal