Vasili: S’e kisha menduar asnjëherë të isha kryetar i LSI, nuk zgjodhi Meta Presidencën, por Presidenca Metën

458
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës dhe zgjedhjen e tij në krye të LSI.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në ‘News24’ kreu i ri i LSI tha se nuk e kishte menduar asnjëherë se mund të ishte ai kreu i ri i LSI. Ai u shpreh se Presidenca kërkoi Ilir Metën, jo Meta Presidencën.
“Jo nuk e dija asnjëherë se mund të isha unë kryetar i LSI. Kjo situatë erdhi pas zhvillimeve për zgjedhjen e presidentit, pasi ne pritëm disa raunde në mënyrë që të bëhej edhe opozita pjesë. Presidenca kërkoi Ilir Metën, jo Meta Presidencën. Ne i kemi shërbyer me sinqeritet çdo elementi që pasuronte hapësirën e kompromisit me opozitën. Zgjedhja e presidentit ishte në një moment rrufe, pasi vendi ishte drejt një paqëndrueshmërie. Kërkohej një figurë e lartë dhe e sprovuar që shoqëronte politikën shqiptare prej disa kohësh. Nuk kishte mundësi tjetër përveç Ilir Metës në këtë moment”- tha Vasili.
Sigal