Vasili: Rilindja e ka përbuzur gjithmonë Komisionin e Venecias

413
Sigal

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rilindja gjithmonë e ka përbuzur komisionin e Venecias, në funksion të kapjes të shfrenuar të reformës në drejtësi.

Sipas Vasilit, Rilindja e ka përbuzur përherë Komisionin e Venecias ndaj ata përjashtojnë njëra –tjetrën.

Postimi i Petrit Vasilit:

Rilindja e ka perbuzur gjithone Komisionin e Venecias!

Rilindja ne funksion te kapjes se çfrenuar te Drejtesise e ka perbuzur,e ka refuzuar dhe e ka hedhur poshte Komisionin e Venecias.

Zgjedhjen e Prokurorit te Pergjithshem, u rrembye nga Rilindja me 69 vota nga 84, qe kerkonte Kushtetuta dhe qe rekomandonte Komisioni i Venecias.

Në ate, kur maxhoranca ne vitin 2016 i kishte 84 vota në Parlament, Komisioni i Venecias rekomandoi si rregull kalimtar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm: “Me një shumicë më të madhe se 3/5 at’ që, më pas, do të ishte normë për zgjedhjen e Kryeprokurorit”.

Pra Komisioni i Venecias kërkonte që të përdorej fillimisht 2/3 për ta zgjedhur për të eliminuar kapjen dhe më pas 3/5 që do të ishte normë e padiskutueshme dhe në vend të kësaj prokurori u grabit me 69 vota. Konkluzioni i Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015 ngre shqetësimin e kapjes së Vetingut nga Rilindja dhe thotë:

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

Realiteti tregon saktesisht kete qe Venecia parashikoi si rrezik madhor te kapjes se Vetingut nga Rilindja dhe qe Raporti i OSBE-ODIHR per votimet e 30 qershorit e vulosi kur thote:

“Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vettingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre”.

Pra çdo gjë e kërkuar parimisht nga Komisioni i Venecias është hedhur poshtë nga Rilindja. Komisioni i Venecias u shpreh që Presidenti i Republikës nuk kishte kryer asnjë shkelje të Kushtetutës kur vendosi shtyrjen e votimeve rilindase të 30 qershorit.

Rilindja e hodhi poshtë sërish Komisionin e Venecias dhe vazhdon të mbajë një Komision Hetimor rilindas për shkarkimin e presidentit.

Ndaj është e qartë që Rilindja e hedh poshtë dhe e refuzon Venecian sepse babëzia për të kapur drejtësinë dhe dhunimi i Kushtetutës dhe ligjit ja imponon këtë. Shkurt Rilindja dhe Komisioni i Venecias përjashtojnë kategorikisht njëra tjetrën.