Vasili: Reforma domosdoshmëri, “tangove” PS-PD u ka ardhur fundi

480
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se mbështet me forcë reformën zgjedhore, dhe shpreson që të ketë rezultat vërtetë pozitiv. “Tangove PS-PD u ka ardhur fundi”, tha ai. Në një konferencë për shtyp, Vasili tha se nëse nismat e tjera, referuar dhe asaj të PD-së janë serioze dhe i japin përgjigje plagëve të zgjedhjeve ka mbështetjen e LSI-së. “Vendi ka nevojë të padiskutueshme për reformë. Kjo reforma do mbyll plagët e mëdha të zgjedhjeve të 25 qershorit. Do i jap fund blerjes së votës, përfshirjes së trafiknatëve në zgjedhje. Sistemi i zgjedhjeve duhet refermuar pasi në qarqe të ndryshme vota e shqiptarëve është e ndryshme. Së tereti është një plagë tjetër e madhe ajo e të bërit sikur nga dy forcat kryesore punohet për këtë reformë. Ju e dini që komisioni për reformën zgjedhore nuk e mbylli kurrë mandatin e tij. Jemi po reformës zgjedhore, po mbledhjes sa më parë të komisionit AD HOC, është një provë që nëse është dëshira për t’i dhënë përgjigje plagëve të mësipërme. Këtyre pyetjeve duhet dhënë përgjigje sa më parë. Ne do e mbështesim si e kemi mbështetur. Ndoshta tani do e kuptojnë se nuk do të ketë siguri mbi institucione të ngritura me vota të vjedhura. Jemi shumë të interesuar që të punohet gjerësisht. Po kështu jemi dakord që të merret dhe mendimi i ndërkombëtarëve. Të mos guxoj më PS të përdor kriminelët ordiner. Pasi sot kemi vetëm deklarata dhe nuk kemi një draft. Do të kemi ne një seriozitet për ta përfunduar në dy vjet apo do presim natën e fundit. Është momenti që të reflektojmë të gjithë”, deklarojë kreu i grupit parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili
Sigal