Vasili: Raporte nën hijen e jeshillëkut të drogës

512
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se raporti i ‘Freedom House’ është shembull i shpërdorimit të taksave të taksapaguesve amerikanë për të prodhuar lajme të pavërteta. “Lidhur me një raport, që një organizatë joqeveritare, e ashtuquajtur ‘Freedom House’ ka bërë, sigurisht ne jemi vërtet jo të keqardhur, por të bezdisur nga mënyra se si shpërdorohen taksat e taksapaguesve amerikanë, vetëm e vetëm për të prodhuar FAKE NEWS, lajme të rrema, të sponsorizuara dhe të paguara, për një arsye shumë të thjesht. Kjo organizatë ka marrë përsipër përgjegjësinë shumë të rëndë për të dezinformuar opinionin publik shqiptar, po dhe atë amerikan, I cili ka ndjekur lajmet e prodhuara prej saj, lajme të prodhuara nga portale qartësisht pro ndaj qeverisë dhe dezinformues sistematik të qeverisë, duke u shprehur se zgjedhjet në Shqipëri qenë të lira, qenë të qeta dhe të pranuara nga opozita”, tha Vasili. Edhe si ish-kryetar i LSI-së në atë kohë, Vasili u shpreh se “zgjedhjet nuk janë pranuar asnjëherë, as si të rregullta, as si të ligjshme, por janë konsideruar dhe nga unë në deklarimin zyrtar të tyre të parë në 27 qershor, si zgjedhjet më të shëmtuara të mbajtura në pluralizmin shqiptar”. “Meqë kjo organizatë joqeveritare së paku ka detyrimin që dokumentet zyrtare të gjykatësve të paanshëm të zgjedhjeve, që janë pikërisht institucionet ndërkombëtare dhe rasti konkret OSBE-ODIHR-i, përpara se të lexojë portalet e qeverisë, dhe përpara se autorët e saj si Blendi Kajsiu nën hijen e jeshillëkut të drogës në Kolumbi, të prodhojnë raporte të tilla të rreme, po i kujtoj atyre që nuk i lexuan, që sytë nuk e di se çfarë ja u mbuloi, gjethet e kokainës apo paratë që prishën zgjedhjet e 25 qershorit, por kjo ka pak rëndësi”, nënvizoi Vasili.
Sigal