Vasili: Rama si Ali Kimiku, sheh vetëm ERTV. Droga, krimi dhe pushteti janë bërë njësh…

623
Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, e ka krahasuar Kryeministrin Edi Rama me Ali Kimikun. Vasili ka reaguar në lidhje me artikullin e publikuar nga agjensia franceze e lajmeve AFP, sipas të cilës droga po minon integrimin evropian të Shqipërisë.
“AFP foli, Ali Kimiku- kryeministër i Shqipërisë nuk dëgjon nga veshët.
AFP- Agjencia France Press thotë qartë se droga po minon integrimin evropian të Shqipërisë.
Droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit janë bërë njesh me njëri-tjetrin.
Këtë e thotë e gjithë media me autoritare e botës.
Po kjo qeveri sheh vetëm ERTV,njëlloj si Iraku i Sadam Huesinit, që fliste me gjuhën e Ali Kimikut ministrit të propagandës, që thoshte se Sadami po fitonte luftën ndërkohë që ushtarët çlirimtare amerikane po e arrestonin.
Ne e kemi Ali Kimikun tonë ai është kryeministri dhe ERTV.
AFP megjithëse ka një autoritet botëror të jashtëzakonshëm po rrezikon shumë që Ali Kimiku -kryeministër i kazanit të drogës, ta shpallë edhe AFP si media kazani”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.
Sigal