Vasili: Rama me bandat dhe Policinë vodhi zgjedhjet

464
I ftuar në emisioni “Opinion” kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili është shprehur se ndaj votuesve është ushtruar presion që të mos votojnë për LSI. Vasili deklaroi se bandat kriminale dhe policia kanë “qenë njës”h dhe u kanë bërë presion votuesve. 
“Ju kanë bërë presion votuesve që të mos votojnë për LSI se do ti heqin nga puna, këto i kanë bërë njerëzit e PS më urdhër të Edi Ramës. Ndaj votuesve është ushtruar dhunë dhe terror pasi të dhënat që kishte Partia Socialiste për zgjedhjet ishin tepër të ulëta për numrin e votave që do të merrte. 
Rama ishte në krye të këtij bashkëpunimi mes bandave kriminale dhe policisë për të vjedhur zgjedhjet”, tha Vasili.
Sigal