Vasili: Rama i pozicionuar qartë vetëm për grabitjen e parave të popullit

621
Fjala e Deputetit të LSI, Petrit Vasili në Kuvend.
Petrit Vasili: Rrugën e ka ndërtuar populli me paratë e veta. Populli të refuzojë pagesën e kësaj taskse.
I nderuar z.Kryetar i Kuvendit
Të nderuar kolegë,
Meqënëse pa dashjen dhe pa kërkesën tonë u devijuam në një debat i cili nuk ishte i ditës, do jem i detyruar ti qëndroj këtij debati deri në fund, duke shteruar të gjitha argumentet të cilat provojnë cili është patriotizmi i vërtet, cili është pseudopatriotizmi, çfarë do të thotë pseudopatriotizëm për të mbrojtur qytetarët e çfarë do të thotë patriotizëm për të rruajtur paratë e shtetit. Së pari dhe mbi të gjitha u fol këtu për një rrugë e cila vazhdoi të konsiderohet një investim patriotik. Unë e kuptoj budallëkun që mund të kalojë të gjitha kufijtë se këtu çfarë nuk kemi dëgjuar dhe jemi detyruar të përdorim një gjuhë që nuk do preferoja. Por do ti përgjigjem budallëkut me të njëjtën gjuhë. Kjo rrugë nuk ka qenë investim patriotik. Ka qenë një investim i menduar në dhjetëra vjet për të cilin jo qeveria që e zbatoi por qeveritë më përpara që në 2003 bënë studim fizibiliteti Bankës Botërore. Për të cilën rrugë u vendos edhe një taksë e cila u pagëzua të paktën në opinionin publik me emrin e një kryeministri që është dhe ministër sot për arsye të mëdha se nuk ishte patriotike por ishte strategjike. Sigurisht me këtë vizion hajdutësh që kanë këta kjo punë matet, kaluan aq makina apo kaluan kaq makina. Që është një çështje e parë. Çështja e dytë, ne duhet të kemi bindjen dhe duan të na mbushin mendjen me zorr që pa pasur një sistem shumë të varfër rrugësh duke mos pasur rrugë alternative, duke pasur nivelin e pagave më të ulëta në rajon dhe në Europë, duke pasur nivelin e varfërisë të jashtëzakonshëm. Duke pasur një emigracion të frikshëm, taksa është zgjidhja e duhur në këtë nivel varfërie. Ky në të gjithë këto raste, arsyetime që rëndojnë mbi këtë popull, ky është patriotizmi i grabitjes së lekut të fundit të popullit. Dhe ky është një patriotizëm i vërtetë real që ndodhet në sytë e të gjithëve. Çfarë është rruga vetë dhe çfarë krijon rruga meqë rruga nuk plotësoka vetëm numrin e makinave. Të dhënat jo të miat por të atyre që studiojnë ekonominë, se këta nuk studiojnë ekonominë por e kanë merakun me ça e mbyllën ditën. Kjo rruga ka sjellë një 7-fishim të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve. Ka sjellë një 5-fishim të turistëve në Shqipëri. Sa që kanë arritur 1.3 milionë turistë në periudhën e pikut, nga 1.8 milionë që ka Kosova. Pra rruga nuk janë thjesht ato makinat por është vënia në lëvizje e një procesi ekonomik të jashtëzakonshëm shkëmbimi si kurrë më parë. Ka një tjetër gjeografi tregtare si asnjëherë më parë pra nuk është 5000 dhe 7000 makina dhe as më shumë dhe as më pak se kaq. Rruga përveç të tjerave meqë po përdoret termi konçension, po bota ka përdorur konçesionin, ka marrë konçensionarë të cilët kanë ndërtuar rrugën sipas një marrëveshje të caktuar. Mbasi e kanë ndërtuar kanë vendosur tarifat dhe taksat dhe kanë mbledhur në mënyrë normale mbrapsht ato të ardhura të cilat u takonin për shpenzimin e bërë. Po këtë kush e ka bërë privatet? Jo jo rrugën e ka bërë shteti. Sot e kësaj dite shteti vazhdon e lan kredinë e marrë por me ça e lanë, se kanë krijuar idenë që kanë paratë e këtyre këta. Por janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, përdorues ose jo të rrugës. Se dëgjuam sistemin, është përdorues dhe nuk është përdorues. Po at që paguajnë taksa të tjera për shërbime që nuk i marrin? Pse gjithë sistemi i taksimit është vetëm ai që mori një shërbim të caktuar dhe me ato para ua ngarkon të tjerëve. Po të tjerët që e ndërtuan rrugën dhe iu ngarkua në kurriz të tyre ça të bëjnë? Këto janë vizione krejtësisht analfabetizmi dhe politike dhe shtetërore të cilat ne jemi të detyruar këtu ti pranojmë se erdhën ca që krijuan një arsyetim që nuk ekziston në botë dhe duhet ta pranojmë ne se është i tillë. Është fare i qartë dhe një gjë tjetër që këta përdoruesit e rrugës meqë u fol për këta për politikat që bëjnë, paguajnë karburant se pa karburant nuk ecet. Përjashtuan dhe një teori të kësaj qeveria që mund të ecin dhe pa karburantë. Dhe paguajnë edhe më të lartin në rajon, e kanë edhe këtë hall përsipër. Edhe ata qindra mijëra qytetarë që e përdorin për shumë qëllime mbi ta do bier kjo, jo mbi qeverinë është fare e qartë. Qeveria i shikon hairin ata i shikojnë qederin shumë e thjeshtë. Në krahun tjetër të kufirit që për nga niveli infrastrukturor është e shkëlqyer. Bën edhe atë lidhjen tjetër të një kryeqyteti shumë të rëndësishëm për ne të parëndësishëm për këta që është Prishtina. Nuk kanë taksa ata. Rrugën e kanë mbaruar të tërën nga fillimi deri në fund. Dhe çfarë thonë, ata nuk dinë janë qeveri e paditur, qeveria e ditur është këtu mbrapa meje. Do ta studiojnë momentin kur ta shikojnë duke vlerësuar dhe faktorët ekonomikë. Me rrugë të përfunduar, mendojnë ta bëjmë, mos ta bëjmë, sepse është ngarkesë që bie mbi njerëzit e tyre, që edhe ata nuk kanë ndonjë nivel shoqëror të lartë, megjithëse mesatarisht e kanë më të lartë se tonin. Kurse këtu vjen sa hap e mbyll sytë. Për këtë arsye kam thënë të refuzohet pagesa. E them prapë, e them prapë dhe me bindje të fortë. Kur shqiptarët të jenë më të pasur, meqë foli ky që e ka zakon si ata telendarët e rrugës, që hedh ndonjë llaf dhe ikën, nuk e mban dot debatin. Ja ka thënë Banka Botërore, e ka të hapur gropën, 300 milion euro konçensione, gropa është atje dhe këtë gropë e kemi ne për ta paguar. Dhe në këtë kontekst të gropave pa fund është planifikuar që në gropë të bien shqiptarët. Por shqiptarët nuk kanë arsye të bien në gropë, sepse edhe punojnë, edhe robtohen, përballen me një varfëri ekstreme të përditshme, nuk kanë asnjë mbështetje të re, kanë vetëm taksa që u rriten, taksa që do ti paguajnë dhe fukarenjtë më të mëdhenj, me përjashtim të hoteleve me 4 dhe 5 yje, që janë të varfër dhe nuk mund të paguajnë. Nuk e përballojnë dot taksën, mund ta përballojnë ata që marrin 300 mijë lekë të vjetra në muaj, kurse ata nuk e përballojnë dot, pra hotelet me 4 dhe 5 yje. Në këtë kontekst, për këtë arsye, e kam thënë dhe e them prapë, taksa është në kohën e gabuar, në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar. Hapi I parë është ndalimi, rishikimi, qëndrimi në vend, mos bërja e asnjë hapi përpara, pasi e dëmton ekonominë shqiptare. Nuk është se e rikompenson ato makina që do jenë më pak, se për fat të keq, na thonë edhe një gjë tjetër, që çdo gjë do ta bëj privati, por ne do ti japim dhe ato makina që ka mangut, prapë do ti japim lekë privatit. Po në kontratë është, nuk e kam shkruar unë, këta e kanë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Dhe asnjë lloj alibie, dhe asnjë lloj forme nuk mund të qëndrojë. Kam dhe një konsideratë të fundit, meqë nuk na e kurseu budallëkun e radhës, ky që ishte para meje këtu, nga ana e tyre, e foli për pozicionim. I vetmi njeri I pozicionuar qartë në këtë vend, në orientimin e tij drejt rruajtjes së parave është kryeministri. Është I vetmi I pozicionuar qartë. Për fat të keq ka një pozicion edhe të lig, edhe të shëmtuar, edhe shpërdorues, dhe po shkakton disa gropa që për fat të keq do na duhen shumë vite për ti mbyllur, por do shërbejë edhe për të kujtuar një të keqe të madhe, që kur ta lëmë pas, të gjithë duhet të tremben që mos ta përsërisin më kurrë.
Sigal