Vasili: Qeveria të deklarojë sa është fondi për tragjedinë dhe të lërë fjalët boshe

399
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka kërkuar sot nga qeveria që të bëjë publike shifrat që ka caktuar për përballimin e tragjedisë së shkarkuar nga tërmeti.

Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se është e turpshme që qeveria nuk ka publikuar ende shumën e fondit për emergjencat.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Qeveria të deklarojë sa është fondi për tragjedinë dhe të lërë fjalët boshe??? Se sa dhuron Qeveria e Kosovës, e Maqedonisë, Vatikani, Dua Lipa, Rita Ora, Kastrati, Mane etj etj i morëm vesh të gjithë me shifra e me çdo gjë.

Vetëm Qeveria e Shqiperise, qe duhej te ishte e para mbi te parat, qe tu tregonte te gjitheve se sa fonde ka vene ne dispozicion per kete tragjedi te tmerrshme nuk ka treguar deklaruar e publikuar hicgje, asnje lek te vetem.

Kjo është e turpshme. Si mundet te ndodhe kjo??

Çdo hap per te perballuar kete hall te jashtezakonshem fillon nga financimi. Kur qeveria nuk bën publike financimin e saj si mund te frymezoje donacionet nga te tjeret. Apo kerkon tja hedhe si heret e tjera. Të kaloje ditet e para dhe pastaj ben sikur harron dhe fillon propagandën.