Vasili: Qeveria private e Edi Ramës, lakuriq përpara Kushtetutës!

587
Sigal

Nga Petrit Vasili: 

Qeveria private e familjare e Edi Ramës lakuriq përpara kushtetutës!!!

Edi Rama perfundimisht nuk ndërton dot asgjë tjetër përveçse një qeveri private familjare si një zgjatim interesash okulte financiare e politike.

Ministra të lindur në kulisa tarafesh, interesash gjithfaresh dhe lidhjesh familjare e private ky është inkubatori i Edi Ramës, që pjell qeveritë e tij si pulari e familjes.

Peng i interesave të errëta kundër të mirës publike dhe kombëtare, Rama dhe qeveria e tij si klonim i tyre jane vendosur në konflikt të egër me Kushtetutën dhe ligjin.

Shkelja e kushtetutës dhe ligjit për Ramën nuk janë asgjë për shkak të errjes së syve, që shkaktojnë pengmarrjet në Veri dhe Lindje te Ballkanit.

Çfarë është Edi Rama si minister i jashtëm?

Është thjeshtë zgjatim i interesave të zymta dhe axhendave antikombëtare, realizimin e të cilave ai s’mund t’ja besoje kërkujt tjeter vec vetes.

Edhe me koston për ta bërë shumë qesharake artine Socialiste, e cila është katandisur ose të zgjidhte nje kalaviç te telekomanduar nga Rama ose vete Ramën.

Për opozitën, Rama Minister i Jashtem është një komoditet i jashtëzakonshem, sepse demaskimi i axhendave të errëta do t’i bëhet ballas dhe në sy vete autorit Rama, që deri tani ka vepruar si struci duke fshehur kokën e duke vënë përpara si kamikaz ministrat.

Kushtetuta dhe ligji janë një pasqyrë e pamëshirëshme e kësaj pularie me vezë të helmuara për shqiptarët.