Vasili: Qeveria e Ramës armike e qytetarëve dhe mike e krimit

461
Sigal

Petrit Vasili reagon kundër qeverisë Rama duke e quajtur atë armika të qytetarëve dhe mike të krimit.

Ai akuzon policinë duke thënë që ka marrë fund, pasi policia leket ja con vete krimit siç e nxoren sheshit audiopergjimet dhe lekët e tjera u hap rrugën që ti grabisin vetë kriminelët pa asnjë pengesë.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Qeveria e Ramës armike e qytetarëve dhe mike e krimit.

Policia nuk bën asgjë dhe vidhen paratë në mes të Aeroportit të Rinasit duke shqyer e bëre copa çdo siguri e garanci për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia dhunon banorët tek Unaza e Re

Policia dhunon banorët tek Bregu i Lumit.

Policia dhunon protestuesit e opozitës.

Policia ka marre fund, sepse policia lekët ja çon vetë krimit siç e nxorën sheshit audiopergjimet dhe lekët e tjera u hap rrugën që ti grabisin vetë kriminelet pa asnjë pengesë.

Kjo është qeveria dhe Policia e Edi Ramës armike e popullit dhe mike e krimit.

Presim shpjegimin idiot të radhës të Ministrisë së Brendëshme dhe ndonjë budalla prej aty, që të thotë “keshtu ndodh në të gjithë botën”.