Vasili: Punësimet me tufa të rilindjes atentat me qëllim kundër hapjes së negociatave!

129

Nga Petrit Vasili:

Punësimet me tufa të rilindjes atentat me qëllim kundër hapjes së negociatave!

Një nga kushtet shumë të forta të vendosura qartë e prerë për hapjen e negociatave është Reforma në Administratën Publike.

Punësimet me qindra e qindra,tufa tufa nga rilindja me teser partie janë haptazi dhe me qëllim kundër hapjes së negociatave nga Rama dhe rilindja.

Ndërkombëtarët këtu në Tiranë nuk besoj se do ta konsiderojnë edhe këtë një reformë fantastike që nuk është parë gjëkundi.

S’besoj se do të jenë kaq të trashë sa të thonë që jua ka fajin opozita për këtë.

Po ju risjell edhe një herë në vëmëndje publikimet e përgjimeve nga Zëri i Amerikës për punësimet në burgje pa pasur nevojë për komente të mëtejshme.

Punesimet me tufa te rilindjes atentat me qellim kunder hapjes se negociatave!Nje nga kushtet shume te forta te…

Gepostet von Petrit Vasili am Mittwoch, 18. September 2019