Vasili publikon VIDEON që “s’ka nevojë as për prokurorë”: Pse gënjyen kryetari i Bashkisë së Krujës dhe zë.Kryeministri?

461
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili publikon një video me deklaratat kontradiktore të zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi lidhur me dëmet dhe pasojat vdekjeprurëse që u shkaktuan nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë.

Në reagimin e tij, Vasili thekson se viktimat e Thumanës akuzojnë publikisht njerëzit e pushtetit që gënjyen për rastin e Thumanës.

Nga ana tjetër, Vasili thekson se gjithashtu edhe heshtja e prokurorisë e cila nuk i thërret këta zyrtarë në hetim, është bashkëfajësi e rëndë.

POSTIMI I PLOTE  

Viktimat e Thumanes akuzojnë.(VIDEO).

Njerëzit e pushtetit gënjyen për Thumanën.

Pse gënjyen?

Kush gënjen, Kryetari i Bashkisë apo Zv.kryeministri?

Pse nuk i thërret prokuroria këta?

Pse nuk pyeten, hetohen, procedohen nga prokuroria?

Apo kjo është “prokuroria që duam” sipas rilindjes?

Heshtja e prokurorisë bashkëfajësi e rëndë.

Shiheni VIDEON flet vetë…..dhe në të vërtetë është aq e thjeshtë sa s’ka nevoje as për prokuror.