Vasili: Psikologjia prej naziskini e Edi Ramës duhet të jetë një shqetësim mbarë popullor

94
Kryetema e debatit të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ishte mocioni me debat që kishte kërkuar opozita lidhur me votën kundër SHBA-së që vendi ynë dha pak muaj më parë në OKB.
Lidhur me këtë debat, ka reaguar kreu i Grupit të LSI-së Petrit Vasili, i cili ka denoncuar gjuhën e përdorur nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku e quajti popullin hebre si çifutë.
Në një konferencë për shtyp, Vasili e ka barazuar gjuhën e Ramës me atë të nazistëve që përdornin gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku hebrenjtë i cilësonin si çifutë.
Reagimi i Vasilit:
‘Projektrezoluta e paraqitur nga opozita për votën skandaloze të qeverisë shqiptare në OKB, kundër SHBA-ve që lidhej me Izraelin.
Kjo ishte një votë skandaloze, kundër interesave të të gjithë shqiptareve.
Ne jemi të habitur nga gjuha e tmerrshme që Rama përdori për hebrenjtë,m termin çifut, term që përdorej vetëm nga nazistët në Luftën e II Botërore. Unë i ftoj të gjithë teleshikuesit ta ndjekin vetë, pikërisht se çfarë tha dhe në mënyrë i etiketoi kryeministri popullin e izraelit.
Kjo ishte një gjuhë e një naziskini të ri, i cili po me këtë gjuhë naziskini kërkon të ndërtojë raportet me opozitën, SHBA-të, i drejtohet popullit shumë të respektuar të Izraelit. Hebrejtë kanë qenë miq të kahershëm të shqiptarëve. Sot vjen një kryeministër me një psikologji dhe një mënyrë naziskine.I vetmi që është me psikologjinë e gabuar në raport me Izraelin dhe SHBA-të, është vetëm kryeministri i shqiptarëve.
Sot psikologjia prej naziskini e tij është e rrezikshme. Kështu trajtoheshin hebrenjtë nga nazistët, pikërisht këtë gjuhë erdhi edhe kryeministri jonë sot’, deklaroi Vasili.