Vasili: PS e ka kryeministrin e ri, le të çlirohet nga Rama

426
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot ndaj qëndrimeve të mazhorancës për rolin e opozitës së re të vendit.

Në një postim në Faebook, Vasili shprehet se PS do që idetë dhe zgjidhjen e problemeve ta bëjë opozita, ndërsa “këta vetëm do t’i bien legenit me facebook e me dëgjesa”.

Vasili ironizon dhe qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama, i cili është i pakënaqur me qeverisjen e 4 viteve të fundit. Nisur nga këto qëndrime të Edi Ramës, kundër Kryeministrit Rama, Vasili thotë se PS-ja ka tani një kryeministër të ri.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:
Këta të qeverisë duan t’u bëjmë opozitë , t’ ua japim edhe zgjidhjet edhe ti zbatojmë po ne, ndërsa këta vetëm do t’i bien legenit me facebook e me dëgjesa.
Këto përrallat e këtyre të maxhorancës kanë tre emra:

1.Parazitizëm shtetëror,
2.Agjitacion e propagandë
Impotencë për t’u dalë zot punëve
Tani kryeministri i vërtetë erdhi, ai po e bën helaq me të drejtë kryeministrin Rama nëpër dëgjesa, pasi i ka bërë punët për dreq. Maxhoranca e ka kryeministrin e ri dhe le të çlirohet nga Rama, që i paska nxirë faqen, le të mos ta bëjnë këtë vetëm ata që po presin e po shtërzojnë për t’u bërë ministra”.
Sigal