Vasili: Protesta e 27 janarit jo si të tjerat. Rama i futi në zyrë ricikluesit por jo naftëtarët

124
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka folur sot në studion e News24, rubrikën “Opinion” për protestën e 27 janarit dhe gjendjen në vend. Ai tha se kjo protestës nuk është si të tjerat të zhvilluara më parë sepse ndodh në një moment shumë delikat.
“Protesta është një veprim politiko shoqëror madhor. Nuk është si çdo protestë e zhvilluar më parë. Ndodh në një moment shumë delikat për të ardhmen e vendit. Vendi ndodhet një moment tensioni shoqëror. Kemi rastin e protestës së naftëtarëve, protestën e transportit, vrasje e krime në mënyrë të përditshme, ka një shtet të bllokuar që nuk iu jep zgjidhje problemeve, taksa që rriten në mënyrë të vazhdueshme. Një politikë falimentuese për të varfrit dhe priviligjim për të oligarkët. Kësaj i është shtuar edhe bllokimi i qëllimshëm i reformës në drejtësi nga kryeministrit. Sabotim i qëllimshëm, i studiuar, i mirëmenduar. Kësaj qeverie i intereson të mos ketë kontroll europian që këto fenomene shumë të rëndë janë të gjitha ato që formësojnë një qëndrim të madh shoqëror dhe politik. Është fillimi i një reagimi pa frikë për të kthyer normalitetin. Janë motive shumë të forta e të vlefshme, ku çdo familje shqiptare e gjen veten në 27 janar”, deklaroi Vasili.