Vasili: Prokurori i përkohshëm plaçkë tregu, mjafton që Rama ta rrëmbejë

91
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet sot se kryeprokurori i ri i përkohshëm është kthyer në një plaçkë tregu, por që mjafton fakti që Edi Rama të rrëmbejë këtë institucion që të mbyllë skandalet e tij.
Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:
Prokurori i përkohshëm plaçkë tregu e kryeministrit, ç’thotë Manja s’thotë Hysi.
Manja i ligjeve thotë: kam zgjedhur mes plaçkave vetëm tre prej tyre për ti votuar menjëheër për prokuror të përkohshëm në parlament.
Hysi nënkryetare e parlamentit thotë që çdo plaçkë prokuror duhet të mbledhë përpara 28 firma.
Njëri gozhdës tjetri patkoit, boll ta rrëmbejnë, vetëm këtë hall kanë, pasi kushtetutën e shndërruan në rreckë.
Kryeministri peng i krimit dhe drogës kërkon thjesht të rrëmbejë plaçkën prokuror, që të mbulojë inkriminimin e madh të tij dhe të qeverisë së tij.
Çdo gjë si kjo është dhunë ndaj Kushtetutës dhe ligjit, vdekje e Reformës në Drejtësi dhe ringjallje e antishtetit dhe antiligjit.