Vasili: Përgjimet e antimafias për Tahirin nxjerrin fjalët e trafikantëve se votat u blenë

533
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thënë se përgjimet e anti-mafias italiane për ish ministrin Saimir Tahiri nxjerrin fjalët e trafikantëve të cilët thonë se votat janë blerë.
Përmes një statusi në Facebook, Vasili thotë se kjo është faqja e zezë e kryeministrit dhe të çdo të huaji, që “bindet” me zgjedhjet e vjedhura të 25 qershorit.
Statusi i Petrit Vasilit:
Trafikantët “të gjitha votat u vodhën”, faqe e zezë e kryeministrit.
Kryeministri ishte krenar për zgjedhjet e 25 qershorit, ca të huaj thanë që ishte mandat bindës, sa qesharakë dhe te pacipë. Edhe të kapur deri në grykë!
Përgjimet e antimafias për Tahirin nxjerrin fjalët e trafikantëve, ata thonë me gojën plot “të gjitha votat i kanë vjedhur”.
Kjo është faqja e zezë e kryeministrit dhe të çdo të huaji, që “bindet” me zgjedhjet e vjedhura të 25 qershorit.
Sigal