Vasili: Për reformën në drejtësi, Rama përfundoi si qen i rrahur lagjeje

818
Pas qëndrimit të Kryeministrit Rama për reformën në drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të drejtësisë ka reaguar edhe deputeti i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook.
Vasili shkruan se pasi Meta e detyroi ta votonte, Rama sot deklaron se e ka dashur shumë reformën.
POSTIMI I PLOTË
Maninë e gënjeshtrës së kryeministrit s’e shëron dot as mjekësia me koncesione.
Në 21-22 korrik nga 140 votat e reformeë në drejtësi kishte tmerr vetëm kryeministri, këtë e di i madh e i vogël.
Kryeministri përgatiti në atë kohë edhe pazarin e gjësë së gjallë për të blerë votat për reformën, ashtu siç bën sot që e zgjedh e kap kryeprokurorin me 69 vota më pak se çdo ministër.
Pazarin e gjësë gjallë e zhbëri Ilir Meta dhe LSI, kryeministrit ja mbërthyen flegrat e hundës, përfundoi si qen i rrahur lagjeje dhe votoi pa llafe si qingj bashkë me të tjerët, me 140 vota.
Sot ky qen i rrahur gënjen e thotë që medemek ky e paska dashur shumë reformën.
Por gungën e gungacit dhe sëmundjen e gënjeshtrës së kryeministrit s’ka mjekësi që e shëron qoftë kjo edhe me koncesione.
Sigal