Vasili: Pediatria onkologjike në vështirësi, qeveria të kthejë sytë

661
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, denoncon se në Pediatrinë Onkologjike, mjekët po hasin vështirësi.
Në një status në facebook, si shkruan se: ”Kolegia e nderuar Anila Godo, e cila në vijë të parë përballet jo vetëm me patologjinë onkologjike në pediatri, por edhe me dhimbjen e përditshme të shpirtit të fëmijëve në pavion ngre alarmin për mungesën e barnave”.
Më tej ai shton se pacientet i shërojnë veprat dhe jo fjalët, se i shëron dhimbja e sinqertë jo hipokrizia politike.
Statusi i plotë
Kolegia e nderuar Anila Godo, e cila në vijë të parë përballet jo vetëm me patologjinë onkologjike në pediatri, por edhe me dhimbjen e përditshme të shpirtit të fëmijëve në pavion ngre alarmin për mungesën e barnave.
Fjalë pa fund dëgjohen përditë, fjalë pa produkt e të pandjeshme, fjalë shpesh hipokrite dhe propagandistike nga qeveria e kryeministri që vetëm bëjnë sikur.
Pacientet i shërojnë veprat dhe jo fjalët, i shëron modestia dhe jo arroganca, i shëron dhimbja e sinqertë jo hipokrizia politike.
Sigal