Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi ka gjetur një mënyrë tjetër për të uruar në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.

Vasili ka shkruar se pavarësia e vendit është në rrezik, teksa shton se më 29 nëntor të 1944 kufinjtë ishin të gdhendur në shkëmb nga idealistët, ndërkohë që sot janë prej rëre dhe po shkëmoqen nga interesat e zymta dhe paratë e pista.

Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ne 29 nentor pavaresia dhe kufijte u mbrojten me gjak.
Ndersa kryeministri sot ua shet perdite pavaresine interesave me te errta financare,qe shohin nga lindja,andej nga ku shqiptaret nuk e kane pare kurre te ardhmen e tyre.
Pavaresia eshte e rrezikuar sot si kurre me pare.
Shqiperia ne 29 nentor te 1944 i kishte pavaresine dhe kufijte te gdhendur ne shkemb fale idealisteve, qe i mbrojten, ndersa sot i kemi prej rere, qe po shkermoqet ore e cast nga interesat e zymta dhe parate e pista.
Duhen mbrojtur sot neser do te jete shume vone.