Vasili paralajmëron një tërmet financiar: Po afrohet një tjetër ‘97

578
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të flasë për 2 miliardë euro që Shqipëria rrezikon të paguajë për prishjen e disa kontratave.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili paralajmëron një tërmet financiar, dhe situatë të ngjashme me firmat piramidale.
POSTIMI I PLOTE
Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97′.
Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave.
Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar.
Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997.
Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht.
Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart,po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer.
Mjaft u trembe, vri friken kryeminister dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi.
Sigal