Vasili: Neni kundër lirisë së medias nuk ka qenë në draft

420
Nënkryetari i LSI dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Petrit Vasili, deklaroi sot se neni 13 në ligjin për Prokurorinë e Posaçme që cënon lirinë e medias, nuk ka qenë në draftin që ka kaluar në komision. Ai deklaroi për mediat se futja e tij është bërë fshehurazi. “Jam i surprizuar nga neni 13 i SPAK.Ky paragraf nuk ka qene ne draftin e kaluar ne komision.Ky paragraf i nenit 13 eshte i papranueshem.Nukka institucion te pakritikueshem ne demokraci. Liria e medias dimension jetik ne demokraci. Do te kerkoj ne komision heqjen e ketij paragrafi te papranueshem”, u shpreh Vasili. Por deklarata e tij se neni është futur fshehurazi, pa dijeninë e deputetëve dhe pasi ligji ka kaluar, përbën një rast flagrant. Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar ashpër dhe kanë kërkuar mosvotimin e këtij neni.
Sigal