Vasili: Në planin tonë ka një qasje të re/ Të orientojmë qartë ku do të ecë arti skenik, artet pamore dhe trashëgimia kulturore

451
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me përfaqësues të komunitetit të artistëve, ku morën pjesë Kryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, znj. Klajda Gjosha si edhe Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe emra të njohur të skenës, muzikës dhe kulturës, të cilët diskutuan lidhur me programin elektoral të LSI-së si edhe dhanë ide konkrete për problematikat që ka ky komunitet.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se në planin e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka një qasje të re për të orientuar ku do të ecë arti dhe trashëgimia kulturore.

“Trashëguam një univers artistik, që është reduktuar, sepse në 25 vjet jemi përballur me spontanitet, zgjidhje rastësore, zgjidhje sipas gustove të momentit që politika ka pasur ose për të komercalizuar veten, ose për të kaluar një situatë të vështirë dhe ka dashur të marrë dhe ngrejë lart një moment artistik të çastit për të kaluar një tension politik. Në planin tonë ka një qasje krejtësisht të re: Të orientojmë qartë ku do të ecë arti skenik, ku do të ecin artet pamore, ku do të eci trashëgimia kulturore”, – deklaroi z. Vasili.
Sigal