Vasili në Fier: Jemi pro çdo ligji, që është në të mirë të qytetarit

417
Sigal

Nga Fieri ku mori pjesë në një takim me gratë dhe të rinjtë e LSI, kreu i grupit parlamentar pohoi se do jenë përherë zëri i qytetarëve në parlament. Në takimin ku ishin dhe deputetet Kryemadhi dhe Mehmetaj, Vasili dha si shembull reformën në drejtësi, për të cilën tha se vet kryetari Meta e bëri kauzë miratimin e saj, si një e mirë e domosdoshme për qytetarët.

LSI është një forcë politike në shërbim të vendit, dhe si model kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, dha reformën në drejtësi.

Vasili pohoi se për një të mirë të qytetarëve, kryetari Ilir Meta bëri konsensus që reforma të jetësohej.

Petrit Vasili: LSI është në të mirë të vendit, ishte një drejtësi që na mungonte të gjithë dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, vuri zemrën në këtë çështje, sepse mendoi në radhë të parë si qytetar. Dhe qytetarët ishin të pakënaqur nga drejtësia dhe donin një drejtësi të re. Ne do të jemi të vendosur qartë në krah të interesit të madh qytetar. Çdo ligj në të mirë të tyre, do të ketë votën e LSI.

Pas takimit me gratë e LGI dhe të rinjtë e LRI-së, ku ishin të pranishëm dhe deputetët Monika Kryemadhi, Klejdi Mehmetaj dhe Robert Bitri, Vasili inspektoi punimet për pastrimin e kolektorit kryesor të Darrëzezës.

Investimi për zgjerimin e pastrimin e kolektorëve kryesorë, me vlerë 5.5 mln lekë, bëhet në funksion të parandalimit të përmbytjeve të zonës fushore.