Vasili: Ndërkombëtarët si pjesë e Kushtetutës, hetim-monitorimin e drejtësisë e kanë obligim

489
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se me ndryshimet e Kushtetutës 4 vjet më parë, ndërkombëtarët janë përfshirë edhe në ligjin themeltar të shtetit. Për këtë arsye, Vasili shprehet se autoritet e SHBA dhe BE e kanë detyrim kushtetues që të hetojnë dhe monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi.

Postimi i plotë:

Ndërkombëtarët si pjesë e Kushtetutës, hetim-monitorimin e drejtësisë e kanë obligim!
Të gjithë e dinë dhe asnjë nuk e ka harruar se në mënyrën më atipike dhe të paprecedent u pranua, që të përfshihej roli i ndërkombëtarëve edhe zyrtarisht në Kushtetutën e Shqipërisë për Reformën në Drejtësi. Pati edhe një debat të madh publik për cënimin e sovranitetit të vendit me këtë përfshirje të ndërkombëtarëve në Kushtetutë. Ndërkombëtarët Vllahutin dhe Lu, atëherë përpara se te miratohej reforma në drejtësi, merrnin pjesë në mënyrë të paprecedent në historinë e parlamentit dhe të procedurave parlamentare edhe në mbledhjet zyrtare e Komisionit Ad Hoc të Reformës në Drejtësi, bile mbanin edhe fjalime aty. Gjithashtu përpara miratimit të Reformës ndërkombëtarët Vllahutin dhe Lu deklaruan dhjetëra herë, se do të ishin ata garantët e integritetit të zbatimit të Reformës në Drejtësi ndaj edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u përfshi edhe në Kushtetutë.
Reforma në Drejtësi po përballet me probleme të mëdha
Sot Reforma në Drejtësi po përballet me probleme të mëdha integritetit, të përbuzjes dhe refuzimit arrogant nga rilindja të rekomandimeve te ONM, te standardeve të dyfishta, te shantazhimit te gjyqtareve dhe prokuroreve, te skualifikimit te qëllimshëm te kandidateve konkurrues, te paracaktimit te fituesve,te nepotizmit te ç’frenuar deri edhe ne tentativën për rrëmbimin e kompetencave te Presidentit për emërimet ne Gjykatën Kushtetuese etj etj. Ndërkohë qe miliona euro, dollarë e leke derdhen dhe vazhdojnë te derdhen për zbatimin e Reformës ne Drejtësi, sistemi është i asfiksuar, jo funksional dhe me integritet te ulet. Ndaj një Komision Hetim Monitorimi BE dhe SHBA për zbatimin e Reformës ne Drejtësi është realisht një obligim i natyrshëm i tyre. Cënuam me vullnet sovranitetin duke perfshire nderkombetaret edhe ne Kushtetute ne këmbim te sigurisë, qe ata dhanë si garantë te integritetit te zbatimit te Reformës ne Drejtësi. Zgjidhja përmes heshtjes prej ndërkombëtarëve ndaj këtij detyrimi, sigurisht nuk i çliron ata nga përmbushja e tij si detyrim ndaj popullit shqiptar. Heshtja nuk është sjellja qe shqiptaret presin nga ndërkombëtarët për hetim monitorimin prej tyre te Reformës ne Drejtësi.
Heshtja nuk e shëron situatën, por e rëndon keq e më keq atë
Heshtja nuk e shëron situatën, por e rëndon keq e më keq atë. Shqiptarët presin zbatimin e Reformës në Drejtësi ashtu sikurse ajo u miratua në 21-22 korrik 2016, shqiptarët nuk mund të pranojnë shkeljen e kushtetutës në zbatimin e reformës, shqiptarët nuk mund te lejojnë kapjen e saj nga rilindja, shqiptarët nuk mund të tolerojnë një drejtësi të kompromentuar, që mbron haptas qeverinë, që nuk heton korrupsionin e qeverisë, por e mbron atë si tek rasti i Unazës së Re apo mos hetimin dhe mbulimin e krimit elektoral siç është dosja 184 dhe 339 ku dhe SPAK u rrëzua që në provën e parë të dosjes184. Ndërkombëtarët garantuan. Tani është koha t’u dalin për zot garancive, që dhanë dhe presionit insistues që bënë për miratimin e Reformës në Drejtësi si reformë për të vendosur Shtetin Ligjor dhe jo Shtetin e kapur të Rilindjes!