Vasili: Mos hetimi i kryeministrit për 21 shtatorin është rivrasja e 51 viktimave të 26 nëntorit!

115

Nga Petrit Vasili

Zbardhja e tragjedisë se 26 nëntorit fillon nga hetimi i përgjegjësisë penale te Kryeministrit për tërmetin e 21 shtatorit!! Kryeministri Edi Rama është sot nen akuze direket pas tërmetit shkatërrimtar te 26 nëntorit. Ky termet i 26 nëntorit ishte kronike e një fatkeqësie te paralajmëruar, qe ne 21 shtator kur tërmeti shume i rende goditi vendin.

Ministrja e Mbrojtjes Xhacka deklaroi publikisht ne 23 shtator se 915 banesa u dëmtuan. Situata pas 21 shtatorit ishte tepër e rende, sepse ky ishte tërmeti me i rende i 30 vjetëve te fundit. Megjithatë pas 21 shtatorit nuk u mor asnjë mase, e cila mund te evitonte mjaft humbje jetësh njerëzore ne 26 nëntor.

Kryeministri është sot nen akuze sepse ishte përgjegjësia e tij direket te merrte masat e detyruara me ligj, qe do te evitonin humbjen e shume jetëve njerëzore ne 26 nëntor ndaj ai duhet te përgjigjet sot përpara drejtësisë sepse :

  1. Nuk shpalli Gjendjen e Fatkeqesise Natyrore megjithese vendi u perball me nje katastrofe te jashtezakonshme ne 21 shtator.
  2. Nuk izoloi ndertesat e demtuara rende dhe teper te rrezikuara.
  3. Nuk evakuoi banoret nga ndertesat e demtuara dhe per pasoje teper te rrezikuara per jeten e qytetareve.
  4. Nuk mobilizoi nje ekspertize nderkombetare te kualifikuar per evidentimin e ndertesave te demtuara rende.
  5. Nuk mori asnje mase per plotesimin e Rezervave te Shtetit me te gjithe materialet e nevojshme per perballimin e situatave te tilla.
  6. Nuk ju drejtua per ndihme asnje shteti apo institucioni nderkombetar per plotesimin dhe gadishmerine ekipeve te shpetimit, qe rezultonin ne nje gjendje te mjere.
  7. Nuk ngriti Agjensine Kombetare te Emergjences Civile e cila nuk ishte ngritur fare perpara 21 shtatorit edhe pse ligji i Emergjencave Civile ishte miratuar qe me pare dhe u ngrit ne 27 nentor pas termetit te dyte te tmerrshem.
  8. Nuk u moren fare ne konsiderate nga kryeministri dhe nuk u be asgje lidhur me kerkesat e qarta dhe te drejtperdrejta te Presidentit per gadishmerine e perballimit te situatave emergjente nga termeti si edhe ato te dates 23 shtator,kur u kerkua vleresimi i ndertesave dhe kerkesa per ndihme Agjensise Atomike.

Prokuroria shqiptare sot eshte perballe nje pergjegjesie te rende sepse:

  1. Akoma nuk ka filluar hetimi per mosveprimet e kryeministrit lidhur me katastrofen e 21 shtatorit.
  2. Ka lejuar prishjen e banesave pa perfunduar deri ne fund hetimi i tyre duke krijuar terenin per prishjen dhe fshehjen e provave.
  3. Nuk ka filluar hetimin per veprimet dhe mosveprimet e kryeministrit lidhur me termetin e tmerrshem te 26 nentorit.

Prokuroria po behet nje bashkefajtore e hapur dhe do te pergjigjet edhe ajo per cdo vonese.

Te gjithe e njohin ligjin dhe te gjithe po shenojne gjithshka.

Fshehja e Fajtorit dhe e te vertetave eshte rivrasja e dyte e 51 qytetareve te pafajshem qe humben jeten ne 26 nentor.